Flash

Debatoi me punonjësit dhe kryebashkiaken e Lushnjes, humb jetën gruaja

Lapsi.al 29 December 2022
Debatoi me punonjësit dhe kryebashkiaken e Lushnjes, humb jetën gruaja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një grua 48-vjeçare ka humbur jetën në ambientet e bashkisë, pas një debati të ashpër që ka pasur me punonjësit dhe takimit me kryebashkiaken Eriselda Sefa.

Mësohet se Shpresa Cani ka shkuar në Bashki për të kërkuar arsyen se përse i është hequr ndihma ekonomike. Pas debateve dhe takimit me kryetaren e bashkisë, ajo është ndjerë keq, duke humbur jetën.

48-vjeçrja pritet që të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit, ndërsa kanë nisur hetimet për përcaktimin e plotë të shkaqeve të vdekjes, që deri më tani në komunikatën e policisë, dyshohet se janë natyrale.

Të këshilluara

Vucic: Heqja e barrikadave do të nisë sot

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e ...

07:53

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI