Flash

Akuzohet për korrupsion/ SPAK mbyll hetimet për gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka

Lapsi.al 29 December 2022
Akuzohet për korrupsion/ SPAK mbyll hetimet për gjyqtaren e Elbasanit

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, avokatin Ilir Pashaj dhe të pandehurve të tjerë. SPAK ka marrë të pandehur 5 persona. Përveç Vyshkës e Pashajt të pandehur janë marrë edhe 3 familjarë që do ndërhynin tek gjyqtarja për uljen e dënimit të Xhulio Musait.

Vyshka do përballet me drejtësinë për akuzën “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim. Ditën e djeshmë SPAK ka komunikuar akuzat edhe ndaj Taulant Romallarit dhe Adrea Tiranës. Romallari akuzohet për korrupsion, ndërsa Tirana për moskallëzim. Mësohet se sot SPAK do ti komunikojë akuzën e korrupsionit edhe avokatit Ilir Pashaj. Arrestimet erdhën pasi përgjimet dhe vëzhgimet e Prokurorisë së Posaçme nxorën zbuluar gjyqtaren dhe avokatin Ilir Pashai.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Deri në orët e mesditës pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat më...

07:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI