Flash

AKSHI: Erisa Fero specialiste, do të shkarkohet

Lapsi.al 29 December 2022
AKSHI: Erisa Fero specialiste, do të shkarkohet

AKSHI reagoi me një njoftim për shtyp për arrestimin e punonjëses Erisa Fero që u kap ditën e sotme nga policia e Korçës me 58 kilogramë drøgë në makinë.

Lexo më tej: Skandali/ Policia kap drejtoreshën tek AKSHI me 58 kg drøgë në makinë 

Sipas AKSHI-t, Fero do të shkarkohet. Dhe, përkundër botimeve në mediat, ajo ishte specialiste dhe jo drejtoreshë në këtë institucion.

Reagimi i AKSHI-t: 

Në vijim të deklaratës së Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, për finalizimin e operacionit “Restart”, me arrrestimin e 3 shtetasve, ndër të cilët dhe znj. Erisa Fero, AKSHI njofton se: bazuar në legjislacionin shqiptar në fuqi (Kodi i Punës), ka nisur menjëherë procedurën për shkarkimin nga puna të këtij personi.

Znj. Erisa Fero, ishte punonjëse pranë sektorit përkatës të e-Albania, në nivelin Specialiste.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, dënon çdo akt të kundra ligjshëm dhe siguron se do të jetë gjithmonë mbështetës në proceset e institucioneve që veprojnë në mbrojtje të ligjit.

Të këshilluara

Vucic: Heqja e barrikadave do të nisë sot

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e ...

07:53

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI