Flash

Afera e inceneratorëve/ Apeli i GJKKO lë në burg zëvendës presidentin e FSHF-së

Lapsi.al 29 December 2022
Afera e inceneratorëve/ Apeli i GJKKO lë në burg

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka zhvilluar ditën e sotme një seancë gjyqësore për çështjen e zëvendës presidentit të FSHF-së, Arben Dervishaj

Dervishaj, zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe 4 personat e tjerë akuzohen se janë përfshirë në skemën e mashtrimit me inceneratorin e Fierit. Ata u lanë brenda qelisë.

Bëhet fjalë për shtetasit; Arben Dervishaj, Regan Merdani, Enver Sheshi.

Njoftimi i prokurorisë: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më datë 29.12.2022, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 40 akti, datë 22.12.2022 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim A.D., R.M. dhe E.Sh., ndaj vendimeve nr. 82 akti, datë 11.11.2022 dhe nr. 86 akti, datë 18.11.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lëndë të masave të sigurimit, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimeve nr. 82 akti, datë 11.11.2022 dhe nr. 86 akti, datë 18.11.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për disponimet lidhur me ankuesit A.D., R.M. dhe E.Sh.

Të këshilluara

Vucic: Heqja e barrikadave do të nisë sot

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e ...

07:53

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI