Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Vràsja e babait dhe djalit/ Shtyhet seanca për Ardian Çapjan dhe të akuzuarit e tjerë

Lapsi.al 28 December 2022
Vràsja e babait dhe djalit/ Shtyhet seanca për Ardian Çapjan

Shtyhet seanca ndaj Ardian Çapjas dhe të pandehurve të tjerë, të akuzuar për vràsjen e babë e bir, Gentian e Nezir Beqiraj, ku pritej të lexohej pretenca.

Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatit mbrojtës të të pandehurit, Olsi Leku.

Vrasja e babë e bir në gushtin e vitit 2012 në Elbasan tronditi opinionin publik, për shkak se Gentian Beqirit ishte në “arrest shtëpie” dhe me punonjës policie tek dera, kur autorët u futën në shtëpi dhe vranë atë e të atin, Nezir Beqiri.

Ngjarja u zbardh 8 vite më vonë pasi Ervis Bardhi, i dyshuar si ekzekutori i Gentian Nezirit, pranoi të bashkëpunojë me drejtësisë. Sipas hetimit të kryer nga prokurori i SPAK, Behar Dibra, vrasja është porositur nga Ardian e Florec Çapja dhe për të Bardhi e Olsi Leka janë paguar me 50 mijë euro.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI