Flash

Patronazhistja e Veliajt në pranga, qindra mijëra euro ryshfet për projektet e AZHBR

Lapsi.al 28 December 2022
Patronazhistja e Veliajt në pranga, qindra mijëra euro ryshfet

Në dosjen e prokurorisë që çoi në arrestimin e Viola Sterjos bien në sy shumat e mëdha të parave që qytetarët ia kishin dhënë si ryshfet.

Në një rast, Sterjo i kishte marrë një qytetari nga Korça 57 mijë euro dhe 10 milion lekë me premtimin se ai do të përfitonte grante nga AZHBR, për ndërtimin e një hoteli në Voskojë. Një tjetri, me të njëjtin premtim i kishte marrë 27 mijë euro. Dikujt tjetër 90 mijë euro dhe një tjetri 160 mijë euro.

Të gjithëve u ishin premtuar fonde nga 1 ose 2 milion euro nga Agjensia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Por çfarë i bindi qytetarët e Korçës t’i japin Viola Sterjos kursimet e tyre?

Sekreti qëndron në njohjet që 39-vjeçarja kishte në Tiranë, lidhjet e krijuara në Partinë Socialiste dhe karrierën në administratën shtetërore.

Sot në media qarkulloi një foto e Viola Sterjos së bashku me Erjon Veliajn. “Me Violën e mirë” është diçitura me të cilën kryebashkiaku i Tiranës e shoqëron selfien, ku të dy shfaqen duke qeshur. Foto poshtë:

[caption id="attachment_789098" align="alignnone" width="349"] Erion Veliaj dhe Viola Sterjo[/caption]

Lapsi.al iu rikthye databazës së patronazhistëve të Tiranës, nga ku rezulton se Viola Sterjo është një prej patronazhistëve të Partisë Socialiste, që u drejtuan nga Erjon Veliaj. Foto më poshtë:

[caption id="attachment_789097" align="alignnone" width="1053"] Viola Sterjo rezulton të jetë nga patronazhistet e PS për Tiranën[/caption]

Sa i përket karrierës në administratë, Sterjo ka punuar në Bashkinë e Tiranës, si drejtoreshë e Mjedisit. Ka qenë drejtoreshë në Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit dhe për momentin ishte drejtoreshë ne Agjensinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Është e paqartë lidhja e saj me Agjensinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, por nga pozicionet drejtuese në administratë dhe njohjet në Partinë Socialiste skema e përfitimit të ryshfetit i ka funksionuar më së miri.

Deri kur, në 12 Dhjetor, një prej qytetarëve që kishte paguar ryshfet, por që nuk rezultonte si aplikant në AZHBR iu drejtua policisë së Korçës për të bërë denoncim.

Kaluan pak ditë dhe të tjera denoncime mbërritën në prokurori për drejtoreshën e Rilindjes. Me kalimin e ditëve ajo e gjeti veten nën çarkun e mashtrimeve të veta. Madje kur një një qytetar i kishte kërkuar 90 mijë eurot që ia kishte dhënë ryshfet, Sterjo ishte detyruar të nënshkruante një kontratë noteriale, ku i njihte detyrimin dhe angazhohej t'ia kthente paratë brenda 6 muajsh. Në rast të kundërt i linte si garanci banesën e vjehrrit.

Viola Sterjo nuk është e para patronazhiste që përfshihet në veprimtari të paligjshme. Një patronazhist i famshëm i PS ka qenë edhe Mehmet Greca, personi që u kap me euro, karta identiteti dhe lista pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit nga vullnetarët e Partisë Demokratike, në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani.

Një tjetër patronazhist i arrestuar është zjarrfikësi Ndriçim Harka, që drejtonte një grup të trafikut të kokainës në Gjermani. Partia Socialiste i kishte besuar Ndriçim Harkës vëzhgimin, monitorimin dhe përgjimin e 67 banorëve të Tiranës./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI