Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Pas lirimit të ish-policit, Vuçiç: Është mirë të hiqen barrikadat

Lapsi.al 28 December 2022
Pas lirimit të ish-policit, Vuçiç: Është mirë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u shpreh sot pas vendimitpër Dejan Pantiqit për t’u dërguar në arrest shtëpiak, se përfaqësuesit e kësaj liste kanë folur me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, dhe se i cili iu ka thënë që “”do të ishte mirë që hiqeshin barrikadat.”

“Pas këtij takimi do të flasim me njerëzit tanë në Kosovë e Metohi. Morëm lajme të rëndësishme për lirimin e Dejan Pantiqit, Nedeljkoviqit dhe personave tjerë të arrestuar. Kemi lexuar për garancitë e BE-së dhe ShBA-ve se s’do të ketë më arrestime të njerëzve tjerë, duke marrë pjesë në protestat paqësore të shkaktuara nga terrori i Kurtit. Kemi marrë garanci të reja nga KFOR-i se nuk do të ketë dislokim të forcave të sigurisë së Kosovës në veri të vendit,” – u shpreh ai për TV Pink.

Rakiqi tha se Vuçiq kishte thënë që ishte mirë të hiqen barrikadat.

“Ne nuk kemi besim në Qeverinë e Kurtit. Mund të them se nuk u besojmë as garancive ndërkombëtare. I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq të dëgjojë përfaqësuesit e popullit në barrikada. Ne do të shkojmë te ai me kërkesa të qarta. Ne i besojmë vetëm atij,” – vazhdoi më tej Rakiq, ish ministër në Qeverinë Kurti.

Më tej, kreu i Listës Serbe u shpreh që serbët e dinë se presidenti Vuçiq ka shumë presion ndërkombëtar.

Më herët ndërkohë u publikua komunikata e përbashkët e Departamentit amerikan të Shtetit dhe Bashkimit Evropian që besohet të jetë e lidhur me vendimin e sotëm për ish-policin Dejan Pantiq.

“Është fitore e madhe për popullin serb në Kosovë dhe Metohi dhe tregon se Dejan Pantiqi nuk ishte fajtor, që fakti se ai u akuzua për ndonjë lloj terrorizmi ishte një shprehje e konfrontimit politik të Albin Kurtit me serbët, dhe mbi të gjitha me Djean Pantiqin...” – tha ndërkohë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovëndhe Metohinë, Petar Petkovic.

Të këshilluara

25 raste të reja me Covid në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 575 testime, 25 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 27 të shëruar në 24 orët e fundit 28 Dhjetor 2022 – Mi...

17:07

Miu lë Gjirokastrën pa energji elektrike

Një mi ka lënë 90% të qytetit të Gjirokastrës dhe fshatrat pa energji elektrike. Mësohet se brejtësi ka këputur disa siguresa të nënstacionit të Gjirokastrës, d...

17:03

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI