Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Grabiste gratë e moshuara kur dilnin nga kisha, arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Selanik

Lapsi.al 28 December 2022
Grabiste gratë e moshuara kur dilnin nga kisha, arrestohet

Një 26-vjeçar shqiptar në Selanikun lindor ishte kthyer në makth për të moshuarit në zonën e Selanikut, të cilët i grabiste. Media greke, Thestival raporton se, i riu grabiste jashtë kishave dhe tregjeve në zonën e Harilaou dhe Kato Toumpa.

Oficerët e policisë pas një hetimi metodik arritën që të identifikonin një person, i cili është përfshirë në grabitje të shumta ndaj të moshuarave. 26-vjeçari akuzohet për 29 grabitje në rrugë. Mësohet se nga qershori 2020, shqiptari, duke lëvizur në zonat e Harilaou dhe Kato Toumba, kishte si synim gratë e moshuara që ktheheshin nga kisha apo dhe nga tregjet, ndërsa i sulmonte ato në rrugë ku nuk kishte shumë lëvizje dhe i grabiste ato.

Përmes vjedhjeve i riu ka arritur të sigurojë një shumë totale prej 2100 euro, karta bankare, ar e bizhuteri, celularë dhe dokumentet e tyre personale, ndërsa në kontrollin e kryer në shtëpinë e tij në zonën e Faliros, u gjetën shumë sende të vjedhura me vlerë. I arrestuari është dërguar në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.

Të këshilluara

25 raste të reja me Covid në Shqipëri

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 575 testime, 25 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 27 të shëruar në 24 orët e fundit 28 Dhjetor 2022 – Mi...

17:07

Miu lë Gjirokastrën pa energji elektrike

Një mi ka lënë 90% të qytetit të Gjirokastrës dhe fshatrat pa energji elektrike. Mësohet se brejtësi ka këputur disa siguresa të nënstacionit të Gjirokastrës, d...

17:03

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI