Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Goditi Berishën, Apeli lë në qeli Gert Shehun

Lapsi.al 28 December 2022
Goditi Berishën, Apeli lë në qeli Gert Shehun

Gjykata e Apelit vendosi ta lerë në qeli Gert Shehun, 31-vjeçarin që goditi kryetarin e PD-së Sali Berisha gjatë protestës së datës 6 Dhjetor.

Në seancën që u zhvillua në orën 12:30, nuk u mor parasysh kërkesa e avokatëve të Shehut për t’i ndryshuar atij masën e sigurisë nga arrest në burg, në arrest shtëpie ose shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik.

Gazetari Besaj Bajraktaraj, raporton se para togave të zeza 31-vjeçari ka thënë: “Dua të iki në shtëpi se jam djalë i vetëm dhe dua të marr ilaçet për mjekim”.

Më herët kryetari i PD-së Sali Berisha kishte deklaruar se e fal autorin dhe akuzoi kryeministrin për sulmin.

Të këshilluara

Ndryshime në qeveri

Endrit Molla është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Endrit Moll...

18:52

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI