Flash

Sveçla mohon se Kosova ka ngritur gjendjen e gatishmërisë ushtarake

Lapsi.al 27 December 2022
Sveçla mohon se Kosova ka ngritur gjendjen e gatishmërisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se janë të pavërteta deklarimet se Kosova ka ngritur gjendjen e gatishmërisë ushtarake. Ai ka akuzuar Serbinë se ka për synim “destabilizimin dhe luftën”.

Këto deklarata të Sveçlës vijnë pasi shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, deklaroi se Kosova ka rritur në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave të sigurisë, dhe sipas tij, ato ato po “përgatiten për të sulmuar popullin serb në barrikada”.

“Deklarimet se Republika e Kosovës ka ngritur gjendje gatishmërie janë tërësisht të pavërteta dhe janë pjesë e propagandës së dyshes Serbi- Rusi. Është pikërisht Serbia e ndikuar nga Rusia ajo që ka ngritur gjendje gatishmërie ushtarake, po urdhëron ngritjen e barrikadave të reja, për të arsyetuar dhe mbrojtur grupet kriminale që terrorizojnë në veçanti qytetarët e etnisë serbe që jetojnë në Kosovë”, tha Sveçla përmes një postimi në Facebook.

Ministri Sveçla tha se Policia e Kosovës ka detyra të përditshme që kryen, “e jo gatishmëri për luftë”.

“Kjo vlen edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ajo kryen detyrat e saj të përditshme. As që bëhet fjalë për ngritje të gatishmërisë apo angazhim të rezervistëve”, shtoi Sveçla.

Më 26 dhjetor, Serbia njoftoi se ka rritur në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të ushtrisë dhe policisë.

Sveçla po ashtu tha se Serbia po përdor barrikadat e ngritura në veri të Kosovës, për të “luftuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit fqinj” . Ai shtoi se Kosova “është e interesuar të luftojë krimin dhe bandat kriminale".

Më 27 dhjetor në veri të Kosovës u ngritën edhe dy barrikada të reja. Disa serbë lokalë kanë nisur ngritjen e barrikadave qysh më 10 dhjetor, pas arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Dejan Pantiq dyshohet se ka organizuar sulmin e 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Kosova ka thënë se pas barrikadave qëndrojnë “bandat kriminale” që kanë mbështetjen e Serbisë. Zyrtarët në Serbi kanë mbështetur barrikadat, ndërkaq serbët në Kosovë kanë vendosur kushte për largimin e tyre.

Qeveria e Kosovës ka thënë se ka kapacitete që t’i heqë vetë barrikadat. Por i ka dhënë kohë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, që të veprojë në këtë drejtim.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se barrikadat do të hiqen. Kjo do të ndodhë kur Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. /REL

Të këshilluara

Dëmtohen skulpturat e parkut të Korçës

Skulpturat e parkut të Korçës janë dëmtuar. Sipas informacioneve janë dëmtuar 2 prej skulpturave të bllokut muzeal që ndodhet në hyrje të parkut. Dëmtimi i tyre...

10:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI