Flash

Pse asnjë procedim tek familja Martinaj për arsenalin e armëve? Shmanget Ulsi Manja

Lapsi.al 27 December 2022
Pse asnjë procedim tek familja Martinaj për arsenalin e armëve?

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur sot nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë për kontrollet në shtëpinë e Ervis Martinajt dhe në banesat e familjarëve të tij, ku u gjetën armë.

Manja u pyet se pse nuk ka asnjë të proceduar për municionet që u gjetën në banesat e familjes Martinaj.

Ulsi Manja tha se ministri përgjegjës për këtë është kolegu i tij Bledi Çuçi.

“Ti iu drejtove ish-prokurorit Ulsi Manja. Por në fakt unë jam ministër i Drejtësisë i Qeverisë Rama dhe besoj fort në ndarjen e pushteteve dhe me këtë çështje po merren institucionet ligjzbatuese dhe konkretisht policia dhe institucionet përgjegjëse. Edhe për Policinë ka një ministër përgjegjës dhe ai Bledi Çuçi”, tha Manja.

Lexo më tej: FNSH në familjen Martinaj/ A është i kërcënuar Edi Rama? 

Të këshilluara

Një aksident ka ndodhur në kryqezimin e Blinishtit në superstradën Lezhë – Shkodër. Si rrjedhojë ka mbetur i plagosur një një këmbësor. Ai është përplasur nga n...

11:02

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI