Flash

Makineria e propagandës serbe: Prishtina do të na sulmojë me 1500 trupa

Lapsi.al 27 December 2022
Makineria e propagandës serbe: Prishtina do të na sulmojë me 1500

Prej disa javësh mediat serbe kanë nxitur tensionet në veriun e Kosovës me anë të shkrimeve të tyre aty ku jetojnë serbë, kosovarë, boshnjakë dhe persona të nënshtetësive të tjera.

Sipas Telegrafit, këto media që janë të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë shtuar propagandën e tyre gjatë dy javëve të fundit duke publikuar informacione se fillimisht se “Policia e Kosovës ka hyrë me dhunë te Liqeni i Ujmanit”, që “Ushtria e Kosovës po bëhet gati për të hyrë në veri”, etj.

Gjithashtu mediat që njihen si të afërta me pushtetin e kontrolluar nga presidenti i Serbisë, janë duke ndikuar te opinioni i qytetarëve serbë në Kosovë me lajme e dezinformata të cilat nuk pasqyrojnë realitetin.

Ndër deklaratat e tyre të rreme përfshihen pretendimet se “autoritetet në Prishtinë janë bërë gati për ndërhyrje në veri me 1500 trupa” dhe se “Kurti do sulmojë veriun” ndër të tjera.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI