Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Shefi i shtabit të ushtrisë serbe: Jemi nisur për në Rashkë, kemi marrë detyra të qarta

Lapsi.al 26 December 2022
Shefi i shtabit të ushtrisë serbe: Jemi nisur për në

Shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq, pas takimit me presidentin serb, ka thënë se është nisur “urgjentisht për në Rashkë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të dielën e 25 dhjetorit ka zhvilluar një takim me kryeministren serbe, Ana Bërnabiç dhe udhëheqësit e ushtrisë serbe.

Shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq, pas takimit me presidentin serb, ka thënë se është nisur “urgjentisht për në Rashkë”.

“Sapo përfundova një takim me komandantin e përgjithshëm dhe tema ishte Kosova. Nuk mund t’iu them detajet e takimit tonë. Përfundimi është se aktualisht jam në rrugë dhe po udhëtoj për në Rashkë”, është shprehur Mosjiloviq, shkruan Danas.

“Detyrat që kemi marrë ne ushtria serbe dhe unë janë të sakta, të qarta dhe do të zbatohen plotësisht. Situata është komplekse”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, gjatë mbrëmjes të së dielës është raportuar për të shtëna në komunën e Zubin Potokut, konkretisht se është sulmuar një ekip i KFOR-it në këtë komunë.

Nga KFOR-i kanë konfirmuar se afër një patrulle të tij ka pasur të shtëna.

Gjithashtu, edhe Policia e Kosovës ka dalë më një njoftim pas raportimit për të shtëna pranë Zubin Potokut, Policia ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj tyre e as ndonjë shkëmbim zjarri në mes policisë apo ndonjë grupi./Express/

Të këshilluara

Ndihen lëkundje tërmeti në Korçë

Një lëkundje tërmeti është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Korçë. Sipas të dhënave të para, epiqendra ka qenë 11 kilometra në lindje të qytetit. Ai k...

23:01

FNSH zbarkon rrufeshëm në Elbasan

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “zbarkuar” mbrëmjen e sotme në Elbasan. Në fokus ka qenë kapja e personave me precedentë penale. Policia dhe FNSH kanë bërë ...

20:03

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI