Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Me urdhër të gjykatës, RENEA dhe FNSH zbarkojnë në shtëpinë e Ervis Martinajt

Lapsi.al 26 December 2022
Me urdhër të gjykatës, RENEA dhe FNSH zbarkojnë në

Forcat e policisë, RENEA-s dhe FNSH-së kanë zbarkuar mëngjesin e sotme në shtëpinë e të shumëkërkuarit të drejtësisë.

Banesa e 41-vjeçarit të zhdukur prej 9 gushtit, u rrethua me urdhër të Gjykatës së Kurbinit, e cila ka vendosur të kontrollohet banesa në kuadër të hetimeve për operacionin 'Plumbi i Artë'.

Ende nuk dihet ende nëse ka gjurmë nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit dhe fati i tij është ende mister.

Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles.

Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. •Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

Të këshilluara

Ndihen lëkundje tërmeti në Korçë

Një lëkundje tërmeti është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Korçë. Sipas të dhënave të para, epiqendra ka qenë 11 kilometra në lindje të qytetit. Ai k...

23:01

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI