Flash

Ish-kreu i Kushtetueses: Ndarja e Kosovës ide e Ramës, jo e Thaçit

Lapsi.al 26 December 2022
Ish-kreu i Kushtetueses: Ndarja e Kosovës ide e Ramës, jo e

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani thotë se ideja e ndarjes së vendit nuk ka qenë e ish-presidentit Hashim Thaçit. Për këtë ai akuzon kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

“Idenë e ndarjes së Kosovës nuk e ka sjellë Hashim Thaçi, por Edi Rama”, - tha Hasani në emisionin “Pressing” të T7. Sipas tij ideja ka pasur si qëllim të delegjitimonte Thaçin.

“Unë kam besuar, edhe sot besoj, që ajo ide ka pasur delegjitimin e Hashim Thaçit. Që kur ai të shkonte në Gjykatën Speciale mos me ju dhimbtë kërkujt”, - ka deklaruar Hasani.

Ai ka folur edhe për takimin e Thaçit me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Rama me Vuçiçin kanë besu që mundet me kriju një momentum. Kështu ka ardhur edhe takimi i Thaçit me Putinin” - tha ai.

Hasani ka kritikuar edhe analizën e krye-akademikut, Mehmet Kraja i cili në emër Akademisë së Shkencave dhe Arteve publikoi një analizë që është kritikuar në opinionin e Kosovës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI