Flash

Ekspertët paralajmërojnë mbi rrezikun e shfaqjes së një varianti të ri të COVID-19

Lapsi.al 26 December 2022
Ekspertët paralajmërojnë mbi rrezikun e shfaqjes së një

Mundet që rritja e rasteve me COVID-19 në Kinë të krijojë një mutacion të ri të koronavirusit në botë? Shkencëtarët thonë se nuk e dinë, por shqetësohen se kjo gjë mund të ndodhë. Varianti i ri mund të jetë i ngjashëm me variantin Omicron, që qarkullon aktualisht atje, një kombinim variantesh, ose diçka krejt ndryshe, thonë ekspertët.

“Kina ka një popullsi shumë të madhe dhe me imunitet të kufizuar. Dhe ky duket të jetë mjedisi në të cilin mund të shohim një shpërthim të një varianti të ri”, thotë Dr. Stuart Campbell Ray, ekspert i sëmundjeve infektive në Universitetin Johns Hopkins.

Çdo infeksion i ri ofron një shans që koronavirusi të ndryshojë dhe të dhënat tregojnë se virusi po përhapet me shpejtësi në Kinë. Vendi me një popullatë prej 1.4 miliardë banorësh, ka hequr dorë kryesisht nga politika e kufizime të rrepta ndaj Covid-19 njohur si politika “zero COVID”. Megjithëse normat e përgjithshme të raportuara të vaksinimit janë të larta, nivelet e marrjes së dozave përforcuese janë më të ulëta, veçanërisht tek të moshuarit.

Vaksinat kineze kanë rezultuar gjithashtu më pak efektive kundër rasteve të rënda të sëmundjes. Shumë kinezë janë vaksinuar më shumë se një vit më parë. Kjo do të thotë se imuniteti i tyre ndaj koronavirusit është zbehur.

Rezultati thonë ekspertët, krijimi i një “toke pjellore” për një mutacion të mundshëm të virusit.

“Kur shohim një valë të madhe infeksionesh, ajo shpesh pasohet nga dalja e varianteve të reja”, thotë doktor Ray.

Rreth tre vjet më parë, varianti origjinal i koronavirusit u përhap nga Kina në pjesën tjetër të botës. Ai u zëvendësua nga varianti Delta, e më pas ai Omicron. Pasardhësit e tij vazhdojnë të krijojnë shqetësime në shumë vende të botës.

Dr. Shan-Lu Liu, i cili studion viruset në Universitetin Shtetëror të Ohajos, thotë se shumë variante ekzistuese të Omicronit janë zbuluar në Kinë, mes tyre BF.7, i cili është jashtëzakonisht rezistent dhe besohet se është shkaktar për rritjen aktuale të numrit të infeksioneve.

Ekspertët thanë se një popullatë pjesërisht e imunizuar sikurse ajo kineze, krijon kushte që virusi të ndryshojë./VOA

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI