Flash

Daçiç: Nëse vriten serbë në veri dhe KFOR nuk reagon, hyjmë ne

Lapsi.al 26 December 2022
Daçiç: Nëse vriten serbë në veri dhe KFOR nuk

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se Beogradi është i gatshëm të ndërhyjë në rast të një sulmi të armatosur ndaj serbëve në veri të Kosovës. Megjithatë, ka thënë ai, Serbia do të bëjë çdo gjë për ta ruajtur paqen.

“Situata e sigurisë në Kosovës është analizuar dhe sipas shkallës së rrezikut dhe situatës në terren, të gjitha njësitë e Ushtrisë Serbe që gjenden në atë rajon, janë vënë në gjendje gatishmërie për të reaguar në rast të një sulmi ndaj serbëve të Kosovës”, - ka thënë Daçiç në një deklaratë të mëhershme për TV Insider.

Ai është pyetur nëse kjo do të thotë se Serbia ka gatishmëri për ndërhyrje ushtarake.

“Do të investojmë gjithçka për paqe, për vazhdimin e dialogut, por nëse ka sulm fizik, vrasje të serbëve, pogrom, dhe KFOR-i nuk dëshiron që të reagojë dhe të përmbushë mandatin sipas Rezolutës 1244, Serbia do të detyrohet që ta bëjë”, - ka thënë Daçiç duke shtuar se Serbia shpreson që situata nuk do të arrijë deri aty.

/lapsi.al

Të këshilluara

Covid-19 ende aktiv në vend (Harta)

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti Covid-19 dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar ...

18:28

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI