Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Mediat e Kosovës: Sulmohet një ekip i KFOR në veri

Lapsi.al 25 December 2022
Mediat e Kosovës: Sulmohet një ekip i KFOR në veri

Një ekip i KFOR-it është sulmuar në Zubin-Potok të dielën në mbrëmje. Lajmin e jep Koha.net që thotë se e ka konfirmuar nga disa burime të saj. Nuk raportohet për persona të lënduar. Nuk dihet se me çfarë është sulmuar ky ekip i KFOR. Ende nuk ka një reagim nga policia e Kosovës. Pjesëtarët e KFOR-it të cilët thuhet se janë sulmuar janë nga Letonia.

Të dielën u bënë 16 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët lokalë. Ata protestojnë ndaj arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç. Qeveria ka thënë se janë në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave. Vetë KFOR thotë se barrikadat duhet të hiqen me dialog. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të bisedojë me komandantin e KFOR-it pas festës së Krishtlindjes.

Mediat serbe raportojnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç është takuar me kryeministren Ana Bërnabiç dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç. Takimi ka ardhur pasi siç pretendojnë mediat serbe, "ka pasur të shtëna armësh mes Policisë Speciale të Kosovës dhe serbëve që po qëndrojnë në barrikada".

©LAPSI.al

Të këshilluara

FNSH zbarkon rrufeshëm në Elbasan

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “zbarkuar” mbrëmjen e sotme në Elbasan. Në fokus ka qenë kapja e personave me precedentë penale. Policia dhe FNSH kanë bërë ...

20:03

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI