Flash

Krishtlindjet/ Veliaj kap dhjetë TV me një pjatë supë

Lapsi.al 25 December 2022
Krishtlindjet/ Veliaj kap dhjetë TV me një pjatë supë
Erion Veliaj ka vazhduar edhe këto krishtlindje zakonin e shpifur të të përmendurit të bukës që të jep. Ai ka shtruar sot një drekë krishtlindjesh, për rreth nja 30 vetë, në nje qëndër sociale në Tiranë. Dhe kaq ka mjaftuar që kjo "bamirësi" me para publike të bëhet lajm kombëtar. Një televizion që kohët e fundit shumëkush e konsideron si opozitar, News 24, ndërpreu me urgjencë emisionin e tij "Alarm", ku flitej për sigurinë ushqimore, për t’i lënë vend "lajmit të fundit": Kryebashkiaku po shërben ushqim për njerëzit në nevojë. Pak a shumë të njëjtit lajm i bënë jehonë edhe Top Channel në lajmet e drekës, e natyrisht edhe TV Klan në të njëjtën fashë orare.

Imazhet/ Si po i degjeneron Veliaj TV-të që komandon

Peizazhi mediatik i portaleve u ndot si me sustë nga i njëjti titull, duke vërtetuar kritikën e “Reporters sans frontieres” për lirinë e cunguar të mediave nga pronarët që kanë interesa tek lejet e ndërtimit dhe paratë publike.

Por këtë herë qokat mediatike për Veliajn përpos shtrembërimit të theksuar demokratik dhe vërtetimit të lidhjes okulte pushtet politiko financiar-media, lënë pas tyre edhe shijen vulgare të atij që shfrytëzon dhe pjatën e supës që dhuron për të ndërtuar aureolën e vet të rreme. Duke nxerrë me fytyrë dhe me dorën shtrirë në media ata që nuk kanë mundësi të konsumojnë drekën e krishtindjes në familjet e tyre, ai tregon fytyrën cinike të njeriut që s’e ndal asgjë para qëllimit të tij. Por edhe profilin e një injoranti që për festën e krishtlindjeve tregon se nuk ka as haberin e asaj që thotë bibla. Një nga devizat e librit të shenjtë është ajo për të mos u mburrur me nderin që bën, apo lëmoshën që jep (Lexo paragrafët poshtë).

Kronika / Veliaj personazhi i turpit të TV-ve tona

Por për kryebashkiakun arrivist këto detaje janë finesa të pëpërfillshme. Për të e rëndësishme është t’i kthehet në imazh investimi që ka bërë në media, pavarësisht se me çmimin e përdorimit të atyre që luajnë rolin e figurantit të vobektë në serialin e tij prej bamirësi. ©Lapsi.al

Mateu 6:1

“Mos e jepni lëmoshën tuaj para njerëzve, me qëllim që ata t`ju admirojnë; përndryshe nuk do të shpërbleheni te Ati juaj, që është në qiej.

Mateu 6:2

Kur do të japësh lëmoshë, pra, mos i bjer borisë para teje, ashtu siç bëjnë hipokritët në sinagoga dhe në rrugët, për të qenë të nderuar nga njerëzit.

Mateu 6:3

Por kur të japësh lëmoshë, dora jote e majtë të mos e dijë çfarë bën e djathta që lëmosha jote të jepet fshehurazi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë haptas.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI