Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Autobusi bie nga ura në lumë, 6 viktima në Spanjë

Lapsi.al 25 December 2022
Autobusi bie nga ura në lumë, 6 viktima në Spanjë

6 persona humbën jetën dhe 2 u plagosën pasi një autobus pasagjerësh doli nga një urë dhe u ra në një lumë në veriperëndim të Spanjës. 2 të mbijetuarit janë shoferi 63-vjeçar i këtij autobusi dhe një pasagjere femër. Ata u nxorën nga lumi me litarë nga zjarrfikësit. Të plagosurit u dërguan në spitalet pranë vendit të ngjarjes.

“Shoferi rezultoi negativ për alkool dhe drogë”, - tha një zëdhënës i policisë. Rryma e fortë e rrjedhës së lumit për shkak të shirave të dendur që përfshinë rajonin e Galicias penguan përpjekjet për të tërhequr trupat gjatë gjithë fundjavës.

Arsyet e aksidentit mbeten të paqarta. Shërbimet e urgjencës u lajmëruan fillimisht nga telefonata e një kalimtari që vuri re se barriera mbrojtëse e urës ishte dëmtuar rëndë. Më pas, ata morën një telefonatë të dytë nga brenda këtij autobusi pasi ai po mbushej me ujë.

Autoritetet raportuan në fillim se në autobus gjendeshin 9 persona, por më pas gjithçka u sqarua. Presidenti rajonal i Galicisë, Alfonso Rueda tha se kushtet "shumë të këqija" të motit shihen si një nga shkaqet e mundshme të aksidentit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FNSH zbarkon rrufeshëm në Elbasan

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “zbarkuar” mbrëmjen e sotme në Elbasan. Në fokus ka qenë kapja e personave me precedentë penale. Policia dhe FNSH kanë bërë ...

20:03

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI