Flash

U kapën me drogë, armë dhe municion luftarak në makinë, dy të arrestuar në Lezhë (Emrat)

Lapsi.al 24 December 2022
U kapën me drogë, armë dhe municion luftarak në makinë,

Dy persona të identifikuar si Besmir Rama dhe Xhovani Ivanaj kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi u kapën me drogë, armë dhe municion luftarak.

Në rrugën dytësore për në Ishull-Shëngjin, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe kanë ndaluar për kontroll, automjetin tip "Golf", me drejtues Xhovani Ivanaj ndërsa pasagjerë ishin Besmir Rama dhe një tjetër.

Rama ka tentuar të largohet, por është kapur dhe neutralizuar menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat i gjetën në tokë, të mbuluar me trup, një armë zjarri pistoletë, me fishekë në të. Në vijim, gjatë kontrollit të imtësishëm në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, u gjet edhe një sasi municioni luftarak. Në hetim, pasagjeri tjetër 20 vjeçar, pasi dyshohet se duke patur dijeni për veprimtaritë kriminale të shtetasve me të cilët shoqërohej, nuk ka kallëzuar.

Gjithashtu, automjeti me të cilin udhëtonin të 3 shtetasit, ishte në pronësi të një të afërmi të tij.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak dhe 2 automjete. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur rreth orëve të mëngjesit të së shtunës tek ai që njihet si kanali i motorit në qytetin e Vlorës. Viktima është një person që n...

11:41

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI