Flash

"Për ne nuk ka festa", invalidët në grevë urie në Elbasan (VIDEO)

Lapsi.al 24 December 2022
"Për ne nuk ka festa", invalidët në grevë urie

Lotët nuk kanë munguar nga sytë e personave me aftësi të kufizuara. Sot, ata kanë hyrë në grevë urie, pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga instancat shtetërore. Por teksa ishin reshtuar pranë njëri-tjetrit, nuk i kanë kursyer as lotët, teksa mendonin festat e fundvitit që i prisnin dhe mungesën e të ardhurave për ta festuar njëjtë si gjithë të tjerët.

"Unë kam lindur i tillë, si ma pret KEMP-in mua?,"-tha njëri prej tyre. Ndërsa kreu i shoqatës, i cili nuk i ka mbajtur dot lotët tha: Nuk i mbaj dot lotët. Çfarë feste krishtlindje thoni? Këta nuk kanë bukë të hanë, ju thoni Krishtlindje.

Reagimin më prekës e kishte Andrea Qosja, i cili i ka humbur të dyja këmbët kur ishte vetëm 13 vjeç. Pa asnjë mundësi rekuperimi apo shërimi ai u vlerësua si invalid i përjetshëm dhe përfitoi disa të drejta deri në nëntor të vitit 2022 ku një keqinterpretim i ligjit 8626 i vitit 2000 nuk e cilëson më si paraplegjik dhe i heq paketën higjienosanitare. U deshën plot 22 vite që neni 2 i ligjit 8626 të riinterpretohej dhe tashmë Qosja nuk paraplegjik pasi sipas autoriteteve, ai është baba i dy fëmijëve, ç’ka, sipas tyre, do të thotë se nuk i ka humbur të gjitha funksionet nga mesi e poshtë.

https://www.youtube.com/watch?v=vyjanW0Q1BE

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI