Flash

"Na sillni zemrën", prokuroria kërkesë ambasadës spanjolle për Saimir Sulën

Lapsi.al 24 December 2022
"Na sillni zemrën", prokuroria kërkesë ambasadës

Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar ambasadës spanjolle në që të ndërhyjë tek autoritetet për të marrë përgjigjen e letërporosisë në të cilën kërkohet zemra e të riut Saimir Sula, i cili ndërroi jetë në një spital në Madrid. Motra e të ndjerit, Majlinda Sula ka kërkuar drejtësi për vëllain e saj, i cili ndërroi jetë në Spanjë dy vite më parë, ku kishte shkuar për COVID dhe doli i vdekur, ndërkohë që mbërriti në Shqipëri pa zemër.

Në shkresën e Prokurorisë së Tiranës drejtuar Ambasadës, në të cilën Europa Press ka pasur akses, theksohet se Shqipëria po heton çështjen si rast i dyshuar trafikimi organesh pas verifikimit të mungesës së zemrës në trupin e Saimir Sulës, pas së cilës kanë dërguar katër letra dhe dy letërporosi: “Me gjithë insistimin tonë nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, thotë Prokuroria.

Ministria e Drejtësisë shqiptare ka bërë një kërkesë që e cilëson si “thelbësore dhe legjitime” që të bëhet një test ADN në zemrën e të ndjerit, për të konfirmuar nëse është organi i shtetasit shqiptar, ose një test gjenetik. Sula shkoi në spital më 8 maj 2020 me ethe dhe dyshime se mund të kishte Covid, por rezultoi negative, ndërsa pas 18 orësh motra e tij u njoftua se ai kishte ndërruar jetë.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur rreth orëve të mëngjesit të së shtunës tek ai që njihet si kanali i motorit në qytetin e Vlorës. Viktima është një person që n...

11:41

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI