Flash

Kërcënonin me thikë e pistoletë lodër qytetarët që dilnin te Sheshi "Skënderbej", në pranga dy të rinj

Lapsi.al 24 December 2022
Kërcënonin me thikë e pistoletë lodër qytetarët

Dy djem të rinj janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi kishin nisur të bëheshin shqetësim për qytetarët që dalin për t’u argëtuar në atmosferën festive të krijuar në sheshin Skënderbej.

Blutë e Komisariatit Nr. 3, në operacionin e koduar “Saga”, arrestuan në flagrancë shtetasit K. B., 20 vjeç dhe R. B., 16 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar.

“Shërbimet e Policisë i kanë arrestuar në flagrancë këta shtetas, në sheshin “Skënderbej”, pasi duke i kërcënuar me mjete prerëse (thika) dhe me një pistoletë false, u kishin vjedhur sendet personale, 3 shtetasve, gjatë ditëve të fundit.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një pistoletë false, 2 mjete prerëse (thika), sende me vlerë, të dyshuara të vjedhura dhe 3 aparate celulare”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur rreth orëve të mëngjesit të së shtunës tek ai që njihet si kanali i motorit në qytetin e Vlorës. Viktima është një person që n...

11:41

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI