Flash

Aksidenti tragjik te "Shkëbimi i Kavajës", punëtori fatkeq i hotelit u përplas për vdekje nga 18-vjeçari

Lapsi.al 24 December 2022
Aksidenti tragjik te "Shkëbimi i Kavajës", punëtori

Tragjike është ngjarja e ndodhur në orët e para të kësaj të shtune në Durrës. Bardhyl Beqiri kishte dalë me gjasë si çdo ditë tjetër në punë, kur u përplas për vdekje nga një automjet në pjesën e jashtme të një hoteli tek Shkëmbi i Kavajës.

50-vjeçari ishte punonjës pastrimi dhe gjelbërimi dhe në momentin e përplasej, sipas policisë, ishte duke pastruar.

Shofer i automjetit në fjalë ishte 18-vjeçari Braian Hoxha.

Ai udhëtonte bashkë me dy vajza 20-vjeçare, kur për shkaqe dhe në rrethana ende për t’u sqaruar humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në rrethimin e hotelit.

Përplasja ishte aq e fortë sa të plagosura mbetën edhe 2 vajzat që ndodheshin me të në mjet. Policia e shoqëroi 18-vjeçarin në komisariat dhe vijon punën për të sqaruar rrethana e ngjarjes së rëndë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI