Flash

Tkurrja e konsumit, bie volumi i mallrave të përpunuara në porte

Lapsi.al 23 December 2022
Tkurrja e konsumit, bie volumi i mallrave të përpunuara në porte

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte ka vijuar tkurrjen edhe në nëntor, duke reflektuar një rënie të konsumit nga çmimet e larta dhe emigrimit të popullsisë. Ndërsa sektori që po shfaq ritme të larta rritjeje është ai i transporti të pasagjerëve përmes ajrit.

Sipas INSTAT, Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 205,2 ton, duke u rritur me 7,7 % në krahasim me Nëntor 2021.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, është 269.8 mijë ton, duke u ulur me 28,0 % krahasuar me Nëntor 2021.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.801 mijë ton-kilometër, duke u rritur me 30,2%, krahasuar me Nëntor 2021.

Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022, situata e Statistikave të Transportit sipas llojeve, paraqitet si në vijim:

Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.888,1 ton, duke u rritur me 2,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.531,3 mijë ton, duke u ulur me 20,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 18.244 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 22,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Në Nëntor 2022, treguesit mbi numrin e fluturimeve dhe numrin e pasagjerëve, paraqiten si në vijim:

Numri i fluturimeve është 2.826 duke u rritur me 33,1 %, krahasuar me muajin Nëntor 2021.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 390.748 pasagjerë, duke u rritur me 70,0%, krahasuar me Nëntor 2021.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 43.519 pasagjerë. Krahasuar me Nëntor 2021, ky tregues është rritur me 28,4 %.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 165 pasagjerë. Krahasuar me Nëntor 2021, ky tregues është ulur me 84,0%.

Në muajin Nëntor 2022, transporti ajror i pasagjerëve zë 89,9 % të transportit gjithsej.

Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022, treguesit mbi numrin e pasagjerëve, paraqiten si në vijim:

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 4.830.165 pasagjerë, duke u rritur me 81,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare 1.291.771 pasagjerë, duke u rritur me 60,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 10.481 pasagjerë, duke u ulur me 54,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

Në Nëntor 2022, volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 773,4 mijë ton ku 55,4% e tyre u transportua me det.

Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 8.257,4 mijë ton ku 54,9% e tyre u transportua me det.

Eksportet e mallrave

Në Nëntor 2022, volumi i mallrave të eksportuara me tokë zë 54,1%, me det 45,8% dhe 0,1% me ajër.

Volumi i mallrave të eksportuara me det është rritur 19,1%, ndërsa me tokë është ulur me 17,8% dhe me ajër është ulur me 50,4% krahasuar me Nëntor 2021.

Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të eksportuara me tokë zë 55,5 %, me det 44,4% dhe 0,1% me hekurudhë.

Volumi i mallrave të eksportuara me hekurudhë është rritur me 89,8%, me ajër është rritur me 8,6% dhe me det është rritur me 1,2%, ndërsa volumi i mallrave të eksportuara me tokë është ulur me 17,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Importet e mallrave

Në Nëntor 2022, volumi i mallrave të importuara me det zë 64,2%, me tokë 34,8 % dhe të tjera 1,0 %.

Volumi i mallrave të importuara me ajër është rritur me 29,6%, ndërsa volumi i mallrave të importuara me det është ulur me 11,1% dhe me tokë është ulur me 18,1% krahasuar me Nëntor 2021.

Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të importuara me det zë 63,0%, me tokë 36,2%, me hekurudhë 0,1% dhe të tjera 0,7%. Volumi i mallrave të importuara me hekurudhë është ulur me 91,0%, me ajër 15,7%, me tokë 9,6% dhe me det është ulur me 3,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021./Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për vendin dhe rajonin

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga masa ajrore të qëndrueshme, të cilat kanë sjellë në territorin shqiptar alternime kthjellimesh dhe vranësirash. P...

07:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI