Flash

Sulmohen dy të mitur shqiptarë në veri të Kosovës

Lapsi.al 23 December 2022
Sulmohen dy të mitur shqiptarë në veri të Kosovës

Dy të mitur shqiptarë janë sulmuar të enjten rreth orës 16:00 nga disa persona në “Kodër të Minatorëve” të Mitrovicës së Veriut.

Policia njofton se njëri nga të miturit ka marrë edhe trajtim mjekësor, ndërsa kanë thënë se janë sulmuar nga persona të nacionalitetit serb.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ende nuk ka identifikuar personat që dyshohet se kanë kryer sulmin, por tregon se po vazhdon hetimet.

Sulmet ndaj qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe komunave të tjera veriore janë shtuar edhe më shumë që nga vendosja e barrikadave nëpër rrugë.

Së fundmi është raportuar se katër qytetarë serbë janë rrëmbyer nga persona të panjohur dhe dërguar për në Serbi.

Gjithashtu mësohet se këta persona janë keqtrajtuar nga po këta persona të paidentifikuar.

Ndërkaq, edhe për këto raste, policia e prokuroria thonë që po vazhdojnë me hetimet.

Të këshilluara

Ngarkohet Kapshtica, fluks makinash në kufi

Fluks lëvizjesh në të dy anët e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. E gjithë kjo ka ardhur pasi një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë që jet...

17:05

Largimi i Bendos nga SHISH, reagon Rama

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo. Nëpërmjet një postimi në ...

15:16

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI