Flash

Sherr në familje në Kukës, i mituri hakmerret ndaj babait pasi i dhunoi të motrën

Lapsi.al 23 December 2022
Sherr në familje në Kukës, i mituri hakmerret ndaj babait pasi i

Një 56 vjeçar në Kukës është vënë në prangat e policisë pasi ushtroi dhunë fizike ndaj së bijës. Policia bën me dije se në kërkim është shpallur djali i tij i mitur, i cili për të parandaluar dhunën e mëtejshme ndaj së motrës, ka rrahur të atin.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lusen”, për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale në familje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës me sende të forta, mes anëtarëve të një familjeje.

Arrestohet në flagrancë 56-vjeçari që ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

Shpallet në kërkim djali i tij i mitur, i cili ushtroi dhunë ndaj babait të tij, për të parandaluar dhunën e mëtejshme ndaj motrës.

Gjatë kontrollit në banesën e kësaj familjeje, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatik dhe një karikator me 30 fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zall Lusen, po ndodhte një konflikt në familjen e shtetasit E. P., menjëherë organizuan operacionin policor të koduar “Lusen”, për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 56 vjeç, banues në fshatin Zall Lusen, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi E. P. ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me mjete të forta vajzën e tij 19 vjeçe, për motive të dobëta. Më pas, djali 17 vjeç ka ndërhyrë dhe e ka goditur me mjete të forta babanë e tij, për të parandaluar dhunën e mëtejshme ndaj motrës.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim 17-vjeçari, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një karikator me 30 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për vendin dhe rajonin

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga masa ajrore të qëndrueshme, të cilat kanë sjellë në territorin shqiptar alternime kthjellimesh dhe vranësirash. P...

07:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI