Flash

Presidenti dekreton ligjin e debatueshëm për portin e Durrësit

Lapsi.al 23 December 2022
Presidenti dekreton ligjin e debatueshëm për portin e Durrësit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi të mërkurën ligjin për miratimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe dy kompanive të huaja për ndërtimin e një porti jahtesh dhe pallate shumëkatëshe në Portin e Durrësit, pavarësisht kritikave të opozitës dhe shqetësimeve të ngritura nga Bashkimi Europian.

Ligji i posaçëm u miratua me debate në Kuvend dhe krijoi polemika për procedurën e zgjedhur pa garë, duke vënë në lëvizje Bashkimin Europian që të kërkojë sqarime nga qeveria shqiptare për mospajtueshmëri me Marrëveshjen e Asociim Stabilizimit.

Partia Demokratike i kërkoi presidentit që të mos e dekretonte këtë ligj, duke kërkuar rikthimin e tij për shqyrtim në Kuvend.

Në letër thuhej se vendi rrezikonte rikthimin e vizave me vendet Shengen, pasi marrëveshja shkelte parimet e MSA-së dhe parashikonte shitje të pasaportës shqiptare për blerësit e apartamenteve. Po ashtu, disa deputetë të PD-së e kanë ankimuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

Marrëveshja e diskutueshme është lidhur mes qeverisë shqiptare dhe kompanive Eagle Hills Real Estate Development, Albania Seaports Development Company sh.a dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”.

Ligji parashikon kalimin falas të një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2 në favor të investitorëve, ndërkohë që qeveria mbajti sekret një pjesë të marrëveshjes, që lidhet me të dhënat e pronarëve përfitues të njërës prej kompanive që qëndron pas investimit.

Në një reagim pas miratimit të saj në Kuvend, Delegacioni i BE-së në Tiranë i tha BIRN se po e monitoron këtë marrëveshje dhe se është ‘në pritje të sqarimeve nga qeveria’ shqiptare.

Delegacioni konfirmoi se BE kishte anuluar një grant prej 27 milionë euro për investime në projektin e mëparshëm të portit, si rezultat i “modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual”.

Por qeveria i zhvlerësoi kritikat dhe këmbëngul se ky projekt i shërben zhvillimit ekonomik të qytetit bregdetar dhe të gjithë vendit./Birn

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit në vend për fundjavën. Sot pasdite dhe nesër e gjatë gjithë fundjavës, nuk priten reshje në të gjitha qar...

19:18

Aksident me vdekje në Shkodër-Velipojë

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Shkodër-Velipojë në zonën e Dajçit. Një person është rrëzuar nga motoçikleta dhe për pasojë ka humbur jetën. Vikti...

19:13

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI