Flash

Pendarovski: KFOR-i ka kapacitet të përballet me situatën në veri të Kosovës

Lapsi.al 23 December 2022
Pendarovski: KFOR-i ka kapacitet të përballet me situatën në

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se bazuar në vlerësimet e NATO-s, trupat e KFOR-it mund ta mbajnë situatën nën kontroll në veri të Kosovës edhe në rast të përshkallëzimit të gjendjes atje. Në një intervistë për televizionin maqedonas, Kanal5, Pendarovski tha se situata në veri nuk është për t’u nënvlerësuar, por beson në aftësitë e Aleancës për të menaxhuar situatën.

“Situata nuk është për t’u nënvlerësuar. NATO-ja ka fuqi të madhe atje. Nëse NATO-ja me forcat e saj ushtarake mund të qëndrojë pas Ukrainës, një vend me 45 milionë banorë, i sulmuar nga një vend me 145 milionë banorë, pa e nënvlerësuar situatën, nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem nëse ka ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm të situatës në veri të Kosovës”, ka deklaruar Pendarovski.

Për shkak të gjendjes së krijuar në këtë pjesë të Kosovës, presidenti maqedonas tha se çdo dhjetë ditë ka bisedime me komandantin e KFOR-it për shkak se në misionin ushtarak të NATO-s marrin pjesë edhe 65 ushtarë maqedonas.

Ai tha se nuk duhet të ketë panik shtesë në opinion lidhur me situatën në Kosovë, sikur që nuk ka nevojë të mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar i Maqedonisë së Veriut për këtë çështje, pasi, sipas Pendarovskit, “NATO-ja e ka situatën nën kontroll deri tani dhe në të ardhmen”.

Disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës më 10 dhjetor, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim./Rel

Të këshilluara

Dhurata juaj e fundvitit nga DigitAlb

Në periudhën më të bukur të vitit, DigitAlb ju fton të përjetoni festat më përrallore në çdo kanal të platformës. Një larmi programesh tepër argëtuese për të gj...

11:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI