Flash

Netflix nis parandalimet për shperndarjen e fjalëkalimeve

Lapsi.al 23 December 2022
Netflix nis parandalimet për shperndarjen e fjalëkalimeve

Netflix është gati të nisë një goditje të madhe për ndarjen e fjalëkalimeve. Kompania do të prezantojë ndryshime të reja që ata shpresojnë se do t'i japin fund shpërndarjes midis llogarive.

Netflix ka kohë që ka marrë një qasje relativisht të dobët ndaj njerëzve që ndajnë llogari. Megjithëse është ndaluar zyrtarisht në rregullat e saj, kompania kryesisht lejoi që llogaritë të përdoren në familje dhe vendndodhje të ndryshme. Por, në muajt e fundit, kompania ka parë rënie të të ardhurave dhe ulje të numrit të abonentëve për herë të parë në 10 vjet. Për këtë arsye ka vendosur se klientët që do ndajnë të dhënat e tyre do të tarifohen shtesë.

“Ne do t’u ofrojmë mundësinë përdoruesve që të transferojnë profilin e tyre në llogarinë e re. Ata do mund të krijojnë nën-llogari (“anëtar shtesë”), nëse duan të paguajnë për familjen ose miqtë, “tha Netflix.

Kompania do i jap mbajtësit të llogarisë kryesore një kod që përdoruesit e tjerë duhet të fusin për të hyrë në atë llogari. Ky kod ndryshon çdo muaj, duke e bërë të vështirë përdorimin. Gjithashtu do të mbledh një sërë informacionesh  nga personat që japin llogarinë: si vendndodhjet e pajisjes dhe aktivitetin e llogarisë./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/12/22/qeveria-e-mb-dhenia-e-fjalekalimeve-te-netflix-e-paligjshme/

 

Të këshilluara

Fotot më të mira hapësinore të vitit 2022

Këtë vit, misionet hapësinore siguruan një mënyrë krejtësisht të re për të parë kozmosin, nga oborri qiellor i sistemit tonë diellor te galaktikat tepër të larg...

11:24

WhatsApp sjell funksionin e ri për mesazhet

WhatsApp ka prezantuar një veçori të re që lejon përdoruesit të rivendosin mesazhet e fshira në platformë. Fshirja aksidentale u jep përdoruesve një mundësi pre...

13:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI