Flash

Ministria e Jashtme gjermane: Barrikadat në veri të Kosovës të hiqen sa më parë

Lapsi.al 23 December 2022
Ministria e Jashtme gjermane: Barrikadat në veri të Kosovës

Ministria e Jashtme e Gjermanisë, ka kërkuar që barrikadat e vendosura në Veri të Kosovës të hiqen sa më shpejt dhe serbët të kthehen në institucionet e tyre.

Gazeta gjermane “Der Standard” shkruan se Ministria e Jashtme Gjermane gjithashtu vë në pah sulmet ndaj ambasadorit gjerman në Kosovë pas deklaratave të tij për të hequr barrikadat.

“Në javët e fundit ka pasur dhunë të përsëritur kundër përfaqësuesve të institucioneve kosovare dhe gazetarëve në veri të Kosovës. Është intensifikuar edhe retorika nga Beogradi. Presidenti Aleksandër Vuçiç madje mendoi të dërgonte personel ushtarak në Kosovë,” shkruan “Der Standard”.

Të këshilluara

Largimi i Bendos nga SHISH, reagon Rama

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo. Nëpërmjet një postimi në ...

15:16

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI