Flash

Kufoma në Papërr/ Policia dyshon për vràsje, por nuk identifikohet dot viktima

Lapsi.al 23 December 2022
Kufoma në Papërr/ Policia dyshon për vràsje, por nuk

50-vjeçari i gjetur i pajetë pranë aksit rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papërr, është ende i paidentifikuar. Një ditë pas gjetjes së trupit, bëhet me dije se në fakt hetimet janë fokusuar tek një ngjarje e mundshme krìminale.

Një ditë më parë, u raportua se 50-vjeçari mund të ishte përplasur aksidentalisht me makinë, por gjurmët e gjetura në vendngjarje e bëjnë grupin hetimor të mendojë se me shumë gjasa kemi të bëjmë me një vrasje.

Gjithsesi grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje si edhe për identifikimin e viktimës, gjë që do të sjellë dhe marrjen në pyetje të të afërmve të tij, për të ditur lëvizjet e fundit të viktimës.

Kufoma ndodhet ende në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit dhe askush nuk është interesuar për identifikim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI