Flash

"Palaço je ti, legen", Bardhi përplaset me Ramën, përjashtohet nga seanca

Lapsi.al 22 December 2022
"Palaço je ti, legen", Bardhi përplaset me Ramën,

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca plenare që po zhvillohet këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë. Shkak është bërë debati i zhvilluar me kryeministrin Edi Rama i shoqëruar me tone të larta.

Vendimi u mor nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.

Replikat:

Rama: Cilët janë oligarkët dhe mafiozët. Mor zotëri të çohet personi dhe të thotë mua më ka intimiduar filani, jo me shpifje, një çetë shpifsish.

Bardhi: I ke çuar ti.

Rama: I kam çuar unë se e ke bindje ti. Palaço.

Bardhi: Palaço je ti.

Rama: Ti je palo cirku. Të thuash ke intimiduar njerëz pa asnjë provë sille provën. Ti je një palaço cirku.

Bardhi: Ti je një legen, një mafioz.

Rama: Je një palaço që i ofron fytyrën një cikru mashtrimesh dhe fantazish, të kesh turp.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI