Flash

Aksident në Vlorë, plagosen shoferi dhe dy pasagjerët

Lapsi.al 22 December 2022
Aksident në Vlorë, plagosen shoferi dhe dy pasagjerët

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur tre persona. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në rrugën “Sokrat Leka”, Vlorë. Shtetasi Emiljano Dulaj, 29 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një banese.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi Emiljano Dulaj dhe dy pasagjerët shtetasit M. S., dhe Altin Sinademi, 33 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI