Flash

Aksident në një kantier ndërtimi në Dhërmi, 45-vjeçari dëmtohet nga vinçi

Lapsi.al 22 December 2022
Aksident në një kantier ndërtimi në Dhërmi,

Një 45-vjeçar është dëmtuar nga vinçi në Dhërmi në një aksident në punë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. I plagosuri Elton Sinanaj është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Sot, në spitalin e Vlorës, ka shkuar për ndihmë mjekësore, shtetasi E. S., rreth 45 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet vinç, në kantierin e ndërtimit ku punonte, në fshatin Palasë. Ky shtetas, më pas është transportuar në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar" njoftoi policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI