Flash

WhatsApp sjell funksionin e ri për mesazhet

Lapsi.al 21 December 2022
WhatsApp sjell funksionin e ri për mesazhet

WhatsApp ka prezantuar një veçori të re që lejon përdoruesit të rivendosin mesazhet e fshira në platformë. Fshirja aksidentale u jep përdoruesve një mundësi prej pesë sekondash për të rikthyer mesazhet. Por edhe për të zgjedhur sërish mënyrën se si duan të fshihet një mesazh.

Aktualisht ekzistojnë dy opsione të disponueshme për fshirjen e mesazheve në WhatsApp; "Fshi për mua" (që fsheh mesazhin nga vetja, por e mban atë të dukshëm për të gjithë të tjerët) dhe "Fshi për të gjithë". Më parë, nëse një përdorues zgjidhte aksidentalisht "Fshi për mua"në vend të "Fshi për të gjithë", nuk kishte asnjë mënyrë për të hyrë në mesazh dhe për të zgjedhur opsionin e duhur të fshirjes.

Funksioni është automatik, duke u shfaqur një buton “Undo” (Zhbëj) dhe mund të ktheni veprimin mbrapsht dhe të klikoni “Delete for Everyone”. Ai do të dalë në beta rreth gushtit të këtij viti. Mirëpo tani është zyrtarisht i disponueshëm në iOS dhe Android. Së fundmi Whatsapp ka publikuar edhe veçorinë Message Yourself. Ai  lejon çdo person të  fillojë një bisedë me veten dhe të dërgojë shënime, kujtime, lista blerjesh. Përdoruesit mund të shkarkojnë versionin më të fundit të aplikacionit për të përdorur risinë./Lapsi.al

Lexo edhe: https://lapsi.al/2022/12/15/njihuni-me-update-me-te-ri-te-instagra-notes/

Të këshilluara

Twitter lançon funksionin 'Community Notes'

Twitter ka lançuar veçorinë e tij të re “Shënimet e Komunitetit” që i lejon përdoruesit të shtojnë kontekst në tweet-e. Vendimi vjen në një përpjekje për të ndi...

13:17

Simboli i Twitter, tashmë në ankand

Twitter po nxjerr në ankand artikuj zyre nga selia e tij në San Francisko, duke përfshirë një statujë të zogut të famshëm blu të kompanisë. Përveç mobiljeve ...

11:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI