Flash

Sot fillojnë punimet për Teatrin e ri Kombëtar, Aleanca organizim për protestë

Lapsi.al 21 December 2022
Sot fillojnë punimet për Teatrin e ri Kombëtar, Aleanca organizim

Që prej mëngjesit të kësaj të mërkure, policia ka bllokuar pedonalen për shkak se sot pritet të fillojnë punimet për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Punimet do të nisin aty ku dy vite më para u shemb edhe godina e vjetër. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Nga ana tjetër Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e kundërshton projektin e ri. Ata kanë organizuar një protestë pasi ata i qëndrojnë idesë që teatri duhet të ngrihet aty ky ishte dhe ashtu siç ishte godina e vjetër.

IMG_0006

Në këtë zonë ka prezencë të shtuar të forcave të policisë bashkiake për të shmangur ndonjë incident me protestuesit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Parashikimi i motit sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë ultësirën perëndimore, por në zonat malore pritet ...

07:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI