Flash

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

Kërkohet Talo Çela, FNSH kontrolle prej 3 ditësh në Elbasan

Lapsi.al 21 December 2022
Kërkohet Talo Çela, FNSH kontrolle prej 3 ditësh në

Prej 3 ditësh Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhen në Elbasan. Po ushtrohen kontrolle blic për persona me precedentë të mëparshëm penalë, për armëmbajtje pa leje dhe lëndë narkotike.

Gjithashtu, FNSH ka ushtruar kontroll edhe në Bradashesh. Aty ndodhet edhe banesa e të shumëkërkuarit Talo Çela. Kontroll zinxhir në po të njëjtin kuadër janë kryer mbrëmjen e të martës edhe në Peqin.

Një operacion i ngjashëm, për kapjen e Çelës, u zhvillua edhe në qershor të këtij viti, por pa ia dalë të kapë të shumëkërkuarin si të përfshirë në grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit në prill të vitit 2019.

Në Gjykatë, Çela po gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit e dosjes, pasi për një vit procesi ndaj tij ishte i pezulluar. Përmes avokatit të tij, Luan Kaloçi, Çela ka pretenduar se nuk ka pasur mundësi të merrte pjesë në grabitje, për shkak se kishte probleme me gjurin.

Të këshilluara

Berisha: Pse Rama është antishqiptar

Sali Berisha deklaroi se gjenocidi serb në Kosovë është universalisht i dënuar, por nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij ka heq...

13:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI