Flash

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

Berisha: Pse Rama është antishqiptar

Lapsi.al 21 December 2022
Berisha: Pse Rama është antishqiptar

Sali Berisha deklaroi se gjenocidi serb në Kosovë është universalisht i dënuar, por nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij ka hequr përmendoren e vendosur në Kukës në nderim të viktimave të gjenocidit të Lumës.

Berisha thekson se Rama ka prishur përmendoren me kërkesë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Çfarë u thotë ky për foshnjët që janë hedhur në mullarët e barit, lexon ky njeri apo ajo. Nga Leo Froli gjenocidi i Lumës, përmendet nga të gjithë dëshmitarë që kanë qenë të pranishëm. Ky prish përmendoren me kërkesë të Vuçiçit, akt i turpshëm dhe anti-shqiptar. Ka shkelmuar, përse u vranë ata? Ata bllokuan hordhitë serbe që donin të pushtonin Shqipërinë. Edi Rama mund të bëjë gjithçka. Gjenocidi serb universalisht i dënuar është gjenocidi që kanë kryer në lumë. E gjitha hakmarrje se kryengritësve, hajsanë, tropojanë e dibranë bllokuan serbët. gjenocidi i Lumës në dokumentet e kohës , të dokumentit bazë të Komisionit ndërkombëtar të ngritur për shkaqet është i vlerësuar si krim kundër njerëzve. Vetëm në fshatin Bobek janë therë, djeg të gjallë, burra gra e fëmijë. Rama urdhëron të shkelmojë mbi shpirtrat e tyre dhe të rrafshojë përmendoren e ngritur pak vite më parë në nderim të 2200 qytetarëve shqiptarë. Një barbari e pashembullt në luftë, me një ndëshkim të pashembullt, këtu Edi Rama heq përmendoren e cila ndër të tjera, kishte fjalë dhe të Dimitre Tucevic një serb i madh që dënoi me forcë këtë gjenocid. Gjenocidin serb të Lumës e kam ngritur si çështje dhe ky ka urdhëruar rrafshimin e përmendoren në nderin të viktimave në qytetin e Kukësit. Ky është një antishqiptar”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI