Flash

Video/ Messi e katër lojtarë të Argjentinës rrezikuan jetën gjatë festimeve: i shpëtuan në fund kabllove elektrike

Lapsi.al 20 December 2022
Video/ Messi e katër lojtarë të Argjentinës rrezikuan
Kampionia e botës, Argjentina zbarkoi mbrëmë në Buenos Aires, e mirëpritur nga miliona tifozë që festonin. Një nderim për heronjtë e Katarit, që parakaluan nëpër rrugët e kryeqytetit argjentinas mbi një autobus të hapur. Një shëtitje gjatë të cilës, megjithatë, u përjetua një moment potencialisht shumë i rrezikshëm për yjet e kombëtares argjentinase. Siç mund të shihet nga një video e postuar nga transmetuesi 'ESPN Argentina', pesë lojtarë të Albicelest - Paredes, De Paul, Otamendi, Messi dhe Di Maria rrezikuan jetën. Të ulur në pjesën e pasme të autobusit, ata vunë re praninë e kabllove elektrike vetëm në fund, duke shmangur më të keqen. Lexo më tej: FOTO/ Kampionët e botës ulen në Buenos Aires: festa e çmendur në 2 të mëngjesit Një episod shumë i rrezikshëm për shkak të kabllove elektrike të rrjetit të tramvajit, që kalonin në lartësinë e kokave të futbollistëve. Si shihet nga pamjet, lojtarët e kuptuan rrezikun vetëm në fund, duke evituar që festa të prishej krejtësisht. Për fat gjithcka shkoi mirë dhe Messi e të tjerët vazhduan të festonin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI