Flash

Kurti: Rusia po nxit tensione në veri pasi po çalon në Ukrainë

Lapsi.al 20 December 2022
Kurti: Rusia po nxit tensione në veri pasi po çalon në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur shqetësimin se Rusia po nxit tensione në veri për shkak të çalimit të luftës në Ukrainë. Ai tha se është i shqetësuar se situata e tensionuar mund të përshkallëzohet në avantazhin e Vladimir Putin, pasi forcat ruse dhe serbe kanë kryer 104 stërvitje të përbashkëta ushtarake në vitin 2021, shkruan The Guardian.

“Shqetësimi ynë [është] se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë mundësinë e viktimave. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t’u siguruar që nuk do të ketë destabilizime dhe se paqja dhe siguria do të jenë në vend. Gjithsesi, ne nuk mund ta lejojmë përgjithmonë shkeljen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.

Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë.”, ka thënë Kurti. Më tej, Kurti ka shtuar se BE dhe SHBA theksojnë se barrikadat duhet të hiqen dhe se ata janë gjithashtu të shqetësuar se si kjo mund të përdoret dhe abuzohet nga Beogradi.

“Mendoj se shqetësimi i partnerëve dhe miqve tanë perëndimorë janë lidhjet e Beogradit me Moskën. Nuk e dimë se si mund të vihen në funksion në rast të rritjes së tensioneve, drejt përshkallëzimit në veri. Unë mendoj se shqetësimi i tyre kryesor është i qartë: tani që Rusia po çalon në Ukrainë pas pushtimit dhe agresionit të saj, ata kanë interes për përhapje. Ata kanë interes të transferojnë përpjekjet e tyre luftënxitëse në Ballkan, aty ku kanë një klient në Beograd.”, ka shtuar tutje ai.

Të këshilluara

Ministri i Jashtëm grek viziton sot Kosovën

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, sot do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai do të takohet me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Do...

08:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI