Flash

FOTO/ Lionel Messi 'tradhëton' gruan, në shtrat me Kupën e Botës e pastaj një mate: "Buéna dia!"

Lapsi.al 20 December 2022
FOTO/ Lionel Messi 'tradhëton' gruan, në shtrat me
Lionel Messi ka fjetur me një tjetër, por këtë herë gruaja e tij, Antonella Roccuzzo, nuk do të zemërohet. Numri dhjetë dhe kapiteni i Argjentinës, pas finales së Botërorit të fituar me penallti ndaj Francës, ka shkuar në shtrat me trofeun përqafuar. E zgjimi ishte ai më i ëmbli i karrierës së tij, pranë trofeut që e kishte dëshiruar gjithë jetën. Madje, me një mate në dorë. "Buéna dia!" ka shkruar Pleshti në rrjetet sociale me një buzëqeshje të lumtur. Lexo më tej: Video/ Messi e katër lojtarë të Argjentinës rrezikuan jetën gjatë festimeve: i shpëtuan në fund kabllove elektrike Në këtë mënyrë Lionel Messi e ka përjetësuar veten në shtrat me Kupën e Botës. Madje duke pirë edhe një mate. Kampioni argjentinas ka vendosur kështu që t’i urojë një “mirëmëngjes” personalisht argjentinasve dhe jo vetëm. Ekipi kombëtar mbërriti në Buenos Aires natën, në fluturimin nga Katari dhe u prit nga një popull i tërë në festë. Një festë që është e destinuar të vazhdojë edhe sot: në orën 16:00 me orën tonë (12 në Argjentinë) Seleccion do të mirëpritet në Obeliskun e Buenos Aires. Me këtë rast sot u dekretua si festë kombëtare në Argjentinë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI