Flash

Elon Musk reagon ndaj votimit për largimin e tij

Lapsi.al 20 December 2022

Miliarderi Elon Musk ka reaguar për herë të parë që nga humbja e një sondazhi në internet. Në të ai pyeti përdoruesit nëse duhej të largohej nga posti i CEO i Twitter dhe u tha atyre se do t'i bindet rezultateve. Sondazhi tërhoqi më shumë se 17 milionë votues në vetëm 12 orë, me 57.5 për qind që votuan "Po".

Shefi i Tesla-s komentoi "interesant" një sugjerimi nga Kim Dotcom, themelues i faqes Megaupload, ku thonte se rezultatet e sondazhit ishin anuar nga llogari të rreme. Një përdorues tjetër sugjeroi se "Abonentët blu duhet të jenë të vetmit që mund të votojnë në sondazhet e lidhura me politikat". Elon Musk u përgjigj duke thënë: “Pikë e mirë. Twitter do ta bëjë këtë ndryshim.”

Twitter Blue është një abonim me pagesë që lejon përdoruesit të blejnë një distinktiv verifikimi për llogaritë e tyre. Sondazhi i tij vjen pas kritikave për një politikë që i ndalonte përdoruesit të lidhen me uebsajte të caktuara rivale të mediave sociale, duke përfshirë; Facebook, Instagram dhe Mastodon. Twitter më pas e ndryshoi politikën brenda disa orësh. “Në vijim, do të ketë një votim për ndryshime të mëdha politike. Më falni. Nuk do të ndodhë më”, shtoi ai.

Marrë nga: Independent

Të këshilluara

Twitter lançon funksionin 'Community Notes'

Twitter ka lançuar veçorinë e tij të re “Shënimet e Komunitetit” që i lejon përdoruesit të shtojnë kontekst në tweet-e. Vendimi vjen në një përpjekje për të ndi...

13:17

Simboli i Twitter, tashmë në ankand

Twitter po nxjerr në ankand artikuj zyre nga selia e tij në San Francisko, duke përfshirë një statujë të zogut të famshëm blu të kompanisë. Përveç mobiljeve ...

11:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI