Flash

Miliona për dronët/ Qoka e Ramës për Erdogan mes kujtimeve të dasmës

Lapsi.al 20 December 2022
Miliona për dronët/ Qoka e Ramës për Erdogan mes kujtimeve

Para se të firmoste marrëveshjen, kryeministri Edi Rama doli me një version të ri se përse i duhen Shqipërisë dronët "Bayraktar TB2". E ka thënë se dronët do të përdoren për të zgjidhur çështjet e trafikut të makinave, do t’i shërbenin bujqësisë, policisë për luftën kundër drogës, për gjetjen e personave në kërkim, për ndërtimet e paligjshme në bregdet etj.

[caption id="attachment_787046" align="alignnone" width="1000"] Momenti i nënshkrimit në kryeministri i marrëveshjes për blerjen e dronëve[/caption]

Sot tha se duhen në rast lufte.

“Kur siguria jonë kombëtare të jenë nën kërcenim, në këtë rast do të jemi gati për luftë” u shpreh kryeministri, që disa muaj më parë kishte folur ndryshe.

Për shembull, kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt, Rama iu përgjigj shqetësimit se lufta mund të shtrihej deri në Ballkan dhe se vendi ynë do të gjendej i papërgatitur ushtarakisht. “Ne jemi pjesë e NATO-s, kjo aleancë, ka një plan, ka një bazë këtu. Do të kemi avionët e NATO-s aty” tha kryeministri.

[caption id="attachment_787051" align="alignnone" width="640"] Edi Rama ne Turqi, në qershor te vitit të kaluar, kur i dhanë idenë për të blerë dronë[/caption]

Si kryeministër i një qeverie që do lëshojë satelitë në hapësirë për ndërtimet pa leje, por edhe që i quan ndërtime mister pallatet pa leje në Tiranë, deklaratat e Ramës për luftë nuk duhen marrë seriozisht.

Pas këtyre deklaratave më shumë se pamundësia për të zbuluar ndërtimet pa leje, apo parcelat me kanabis qëndron borxhi që Rama i detyrohet Erdoganit.

Lapsi.al ka raportuar edhe më parë se idea për të blerë dronët, Ramës i erdhi në qershor të vitit të kaluar, kur sapo kishte fituar zgjedhjet e 25 Prillit. Në fushatën e mandatit të tretë, Rama pati mbështetjen e pakursyer të presidentit turk.

Lexo edhe: Çmimi që do paguajmë për dhuratat e Erdoganit

Lexo edhe: Rama: Do sjellim dronë super-inteligjentë edhe për bujqësinë

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Rexhep Taip Erdogan i “dhuroi” një pritje spektakolare në Ankara në Janar para zgjedhjeve, duke i shprehur mbështetjen për fitoren.

I premtoi ngritjen në kohë rekord, domosdoshmërisht para zgjedhjeve, të spitalit të Fierit. Dhe e bëri këtë si një dhuratë të posaçme për Edi Ramën.

Para zgjedhjeve u bë edhe deklarata e ministrit të jashtëm turk Mevlut Çavushoglu për një takim të Erdoganit me Micotaqis në Tiranë, pohim që i dha pikë Edi Ramës si negociator i konfliktit Turqi-Greqi.

Për të gjitha këto, Rama ka qenë i gatshëm të mbyllë shkollat dhe kopshtet sipas kërkesës së Erdogan. Ka pranuar të kryejë ekstradimet e gylenistëve në Turqi përmes procedurave të paligjshme dhe së fundmi, po blen edhe dronët.

Dihet se në krye të këtij projektit turk të prodhimit të dronëve qëndron burri i vajzës së vogël të Erdogan, Selçuk Bayraktar. Inxhinieri, i shkolluar në SHBA ia ka dalë që të prodhojë dronë me një çmim shumë më të lirë nga SHBA dhe Izraeli. Vitet e fundit Turqia është kthyer në një faktor konkurues në tregun ushtarak, duke e shndërruar dhëndrin e Erdoganit në një mit të ushtrisë turke.

Prandaj edhe në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, kur kishte përballë tij vëllain e dhëndrit të Erdoganit, Rama nisi të fliste për dasmën ku kishte qenë i pranishëm në Turqi.

[caption id="attachment_787048" align="alignnone" width="1200"] Foto nga dasma e vajzës së Erdogan, ku ishte i pranishëm edhe Edi Rama[/caption]

“Unë kam qenë vetëm një herë dëshmitar në dasëm në jetën time. Ndodh që martesa ku kam qenë dëshmitar, ka qenë martesa e shpikësit të “Bayraktarit”, vëllait të drejtuesit ekzekutiv që është këtu.

Unë shpresoj që si dëshmitar, së paku nuk kam sjellë mungesë fati, me mundësi shpresoj kam sjellë fat, por sigurisht ‘’dhëndri’’ po i sjell ca fat ushtrisë sonë ” u shpreh Rama.

Një atmosferë vëllezërish, dhëndurësh e dasmash në kryeministri. Sepse më shumë se një marrëveshje me interes shtetëror, blerja e dronëve ngjan me një qokë për t'i bërë qejfin mikut. Natyrisht, me paratë e shqiptarëve./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI