Flash

VIDEO/ Danny DeVito zbulon rrënjët shqiptare: Gjyshja fliste gjuhën gege

Lapsi.al 19 December 2022
VIDEO/ Danny DeVito zbulon rrënjët shqiptare: Gjyshja fliste

Komediani dhe aktori i njohur amerikan, Danny DeVito ka rrëfyer rrënjët e tij shqiptare. Në një intervistë për një podcast amerikan ai zbuloi se paraardhësit e tij ishin arbëreshë që jetonin në Kalabri. Biseda po rrotullohej rreth traditave të Krishtlindjeve dhe ai tregoi si festohej ajo në familjen e tij.

“Gjyshja ime ishte nga Kalabria. Atje në fund të çizmes (i referohet formës së hartës së Italisë) dhe atje përballë është Shqipëria. Ajo fliste… një gjuhë, një dialekt që quhet gegë”, - u shpreh aktori.

Më tej ka tregoi se ky dialekt është e folura në veri të Shqipërisë.

“Ajo ishte 80 vjeç. Qëndronte e shtrirë në një shtrat pasi theu ijën e saj. Histori tragjike. Por ideja është që ajo fliste një gjuhë të quajtur gegë dhe tani disa njerëz mund ta dinë se çfarë është kjo. Disa njerëz mund të dinë se çfarë është kjo është një lloj gjuhe hibride shqiptare që ishte në gjuhën italiane-shqiptare”, - thotë aktori që edhe e ngatërron gjuhën krahinore shqiptare me atë të rajonit të Kalabrisë.

“Gjyshit tim sigurisht që nuk i pëlqente sepse ajo fliste kështu me shoqet e saj dhe kaq ishte historia” – tha aktori duke qeshur. 

DeVito e ka deklaruar edhe më herët në televizion prejardhjen e tij arbëreshe. Këtë e ka bërë në intervistën nga Regis Philbin, gjithashtu me origjinë arbëreshe nga nëna e tij. Ai i tha se të dy ishin arbëreshë. “Po Philbin, ke të drejtë, por ti je gjysmë, se babai yt është irlandez, e unë jam arbëresh me nënë e baba” – tha me një batutë aktori.

Danny DeVito është i njohur për paraqitjet në filmat si: “Matilda”, “Batman Returns”, “Ruthless People”, “Romancing the Stone” etj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI