Flash

Përdoruesit e Twitter kërkojnë largimin Elon Musk

Lapsi.al 19 December 2022
Përdoruesit e Twitter kërkojnë largimin Elon Musk

Përdoruesit e Twitter kanë votuar në favor të largimit të Elon Musk nga posti i shefit ekzekutiv të platformës. Lajmi vjen pasi miliarderi bëri një sondazh për të ardhmen e tij.

Një total prej 57.5% votuan "po" pasi ai pyeti 122 milionë ndjekësit e tij nëse  duhet të tërhiqej. Musk, i cili bleu Twitter për 44 miliardë dollarë tha para mbylljes së sondazhit sedo t'i përmbahej rezultatit. Në të kaluarën, CEO i Teslas i është bindur sondazheve. Atij i pëlqen të citojë frazën "vox populi, vox dei", një frazë latine që përafërsisht do të thotë: "zëri i popullit është zëri i Zotit".

Një ish-anëtar i stafit të Twitter-it, i cili u largua nga kompania kohët e fundit, i tha BBC-së se Musk "po tregonte veten se ishte budallai i paaftë që të gjithë e dinim se ishte". Duke folur në kushte anonimiteti, ai shtoi: "Investitorët e tij me siguri po e shikojnë këtë tani. Ata po pyesin nëse ai ishte kali i duhur për të mbështetur."Unë imagjinoj se ai po merr presion nga investitorët për të dhënë dorëheqjen. Po e përdor këtë sondazh për ta bërë të duket sikur po ndjek vullnetin e njerëzve në vend të vullnetit të atyre që paguajnë faturat e tij."

Pak minuta para mbylljes së sondazhit, themeluesi i shkëmbimit të kriptove Binance iu përgjigj Musk duke thënë se ai duhet të mos tërhiqet. Changpeng Zhao mendohet të jetë një nga investitorët e Twitter. Ai tha në maj se kishte mbështetur Elon duke bërë një investim prej 500 milionë dollarësh./Lapsi.al

Marrë  nga: BBC

Të këshilluara

Twitter lançon funksionin 'Community Notes'

Twitter ka lançuar veçorinë e tij të re “Shënimet e Komunitetit” që i lejon përdoruesit të shtojnë kontekst në tweet-e. Vendimi vjen në një përpjekje për të ndi...

13:17

Simboli i Twitter, tashmë në ankand

Twitter po nxjerr në ankand artikuj zyre nga selia e tij në San Francisko, duke përfshirë një statujë të zogut të famshëm blu të kompanisë. Përveç mobiljeve ...

11:31

Apple paditet për përndjekje

Apple është paditur nga dy persona të cilët thonë se AirTag-et e saj janë përdorur për t'i ndjekur pa e ditur. AirTags u lëshuan në fillim të këtij viti, si ...

11:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI