Flash

Parashikimi i motit për ditën e sotme në vendin tonë e rajonin

Lapsi.al 19 December 2022
Parashikimi i motit për ditën e sotme në vendin tonë e

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në ultësirën perëndimore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do t’i shfaqë vranësirat e pakta në të gjithë territorin. Ato do të jenë më të fokusuara në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve të shumta dhe vranësirave të pakta në territorin e Kosovës. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do ti bëjnë më të dukshme vranësirat në Kosovë, por nuk pritet të sjellin reshje në vend.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve të shumta në orët e para të ditës në një pjesë të mirë të territorit. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin shtim graudal të vranësirave në të gjithë vendin. Më të dukshme do të jenë ato në zonat Jugperëndimore.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI