Flash

Berisha thirrje deputetëve: Hidhni poshtë amnistinë fiskale të Ramës

Lapsi.al 19 December 2022
Berisha thirrje deputetëve: Hidhni poshtë amnistinë fiskale

Sali Berisha tha sot se qëllimi i kryeministrit Edi Rama është kriminalizimi i ekonomisë me amnistinë fiskale.

Berisha tha se ky është një proces gjigant i larjes së parave, ndërsa u bëri thirrje deputetëve që të mos e votojnë atë.

“Ky insistim i tij është një ndëshkim i vërtetë për mbarë shqiptarët, është një goditje e rëndë për perspektivën evropiane të shqiptarëve.

Çdo deputet që merr përsipër të votojë një akt të tillë kriminal, direkt apo indirekt bëhet anëtar i një organizate kriminale që Europa nuk e ka parë ndonjëherë.

Ndaj dhe thirrja ime është: për çdo parlamentar, të hedhë poshtë me përçmim dhe neveri, si tepër të rrezikshëm për sigurinë e vendit, për të ardhmen e Shqipërisë, projektin famëzi të amnistisë fiskale të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz,” tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI