Flash

Kthjellime dhe temperatura deri në 18 gradë, parashikimi i motit për të dielën

Lapsi.al 18 December 2022
Kthjellime dhe temperatura deri në 18 gradë, parashikimi i motit

Që në orët e para të ditës Shqipëria do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Sipas MeteoAlb, qytetet e zonës bregdetare dhe të ulëta do të kenë intervale të shumta me kthjellime. Ndërsa në zonat malore do të jenë më të dukshme vranësirat kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës pritet të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriperëndimore gjatë paradites. Në vijim do të ketë më shumë intervale me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në MV paraqitet në dominimin e kthjellimeve të pakta dhe vranësirave të shpeshta. POR parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat e shpeshta gradualisht të largohen, duke u lënë vendin kthjellimeve në një pjesë të mirë të territorit.

Rajoni dhe Evropa

Pjesa më e madhe e Evropës Jugore dhe Qendrore do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, KU do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa Brigjet e Egjeut do të kenë vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu Evropa veriore dhe lindore do të mbeten në mbizotërimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të dëborës.

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Policia informon se aksidenti ka ndodhur në orën 18:35  në rrugën “Ferit Xhajko”, ku shtetasi Sh. N., duke d...

19:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI